Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pamje nga ceremonia e varrimit të profesorit dhe veprimtarit Fadil Kelmendi

Pamje nga ceremonia e varrimit të profesorit dhe veprimtarit Fadil Kelmendi

Fadil Kelmendi, një figurë e njohur dhe e respektuar e Kosovës, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Ai ishte një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, veteran i arsimit dhe një ndër aktorët kryesorë në formimin dhe organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ceremonia e varrimit të Fadil Kelmendit është mbajtur sot, më 2 shkurt 2025, nga ora 16:00 në varrezat e lagjes Kelmendi në fshatin Balincë të Malishevës. Po ashtu, një mbledhje komemorative është mbajtur në SHFMU “Tafil Kelmendi” në Balincë për nderë të profesorit dhe veprimtarit Fadil Kelmendi.

Kelmendi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë e Kosovës, duke rekrutuar të rinj për t’u bashkuar me radhët e UÇK-së dhe duke ndihmuar në komunikimin mes kësaj ushtrie dhe NATO-s. Ai ishte gjithashtu babai i Gramoz Kelmendit, gjeneral në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe baba i katër ushtarëve të tjerë me pozita të larta në radhët e UÇK-së.

Veprimtaria e tij u shtri jo vetëm në fushën e arsimit, por edhe në ndihmën për pajtimin e gjaqeve dhe forcimin e bashkëjetesës në shoqërinë kosovare. Kelmendi ishte një figurë atdhetare që sakrifikoi shumë për lirinë dhe edukimin e brezave të rinj, duke u dhënë atyre forcën dhe pasionin për të kontribuar për një Kosovë të lirë.

Fadil Kelmendi do të kujtohet si një ndër ata figura të mëdha që kontribuoi në lirinë e Kosovës dhe në edukimin e brezave të rinj për të vazhduar luftën për drejtësi dhe paqe./tvarbëria/

FOTO: