Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Po shoqërohej nga një burrë 40-vjeçar”, ky është 24-vjeçari që vdiq në një motel në Gjilan

“Po shoqërohej nga një burrë 40-vjeçar”, ky është 24-vjeçari që vdiq në një motel në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ku një i ri është gjetur pa shenja jete në motelin “Casablanca” në qytetin e Gjilanit.

Vdekjen e tij e konstatuan ekipet mjekësore nga Emergjenca e Spitalit të Gjilanit.

Personi që u gjet pa shenja jete në motel është Flamur Bilalli, 24-vjeçar.

I ndjeri ishte shoqëruar nga një burrë rreth 40-vjeçar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

E hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rastit tashmë kanë filluar. /Sinjali/