Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Rezultatet janë zero – Mund të shkruhet një manual se si të mos qeveriset” – Hoti numëron premtimet e papërmbushura të qeverisë Kurti

“Rezultatet janë zero – Mund të shkruhet një manual se si të mos qeveriset” – Hoti numëron premtimet e papërmbushura të qeverisë Kurti

Avdullah Hoti, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti, rreth premtimeve të mos mbajtura nga pushteti, duke thënë se ka pasur mashtrime të mëdha.

Ai ka thënë se rezultatet janë zero, dhe se nuk ka pasur asnjë projekt madhor.

‘‘Nëse e analizon situatën në secilin prej sektorëve, rezultatet janë zero, absolutisht zero. Janë shpenzu rreth 12 miliardë euro, nuk mundës identifikua një projekt të vetëm ku kanë shku, absolutisht asnjë projekt të vetëm, projekte të vogla aty këtu, por jo projekte madhore që ndërrojnë komplet gjendjen ekonomike e shoqërore, që e ngrisin ekonominë e shoqërinë në një stad më të lartë. Në secilin prej sektorëve, mund të shkruhet një manual se si nuk duhet të qeveriset. 114 prioritete, një është i kryer, në proces janë 16, të parealizuar janë 97. Ja disa prej tyre – Në ekonomi, shuhet AKP, dhe asetet i kalojnë fondit sovran – AKP vazhdon valë pas vale privatizimin. Krijimi i Bankës Zhvillimore, nuk është as në letër. Në Trepçë thotë shtohet prodhimi, hulumtimi si dhe kualifikimi i punëtorëve, atje grevë e telash e shpenzime të buxhetit në mënyrë të vazhdueshme. Deri në vitin 2025 thotë rrjeti i kanalizimeve në gjithë vendin përfshirë edhe fshatrat kryhet, nuk është investu asnjë cent. Mashtrime të mëdha’’, ka thënë ai mes tjerash në Pressing.