Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Nuk kam konsideratë për të fare, ajo është rritë në LDK – Është jashtë çdo etike”, Avdullah Hoti për deklaratat e Donika Gërvallës kundër LDK-së

“Nuk kam konsideratë për të fare, ajo është rritë në LDK – Është jashtë çdo etike”, Avdullah Hoti për deklaratat e Donika Gërvallës kundër LDK-së

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e Donika Gërvallës kundër LDK’së.

Hoti në emisionin Pressing në T7 thotë se nuk ka konsideratë për Gërvallën dhe kolëgët e saj që janë rritur në shtëpinë politike të LDK’së, ndërsa tentojnë ta poshtrojnë atë.

“Nuk i komentoj fare, se nuk kam konsideratë fare për të edhe për plot kolegë të saj që janë rrit, janë formu në një shtëpi politike që është nder me qenë pjesë e kësaj shtëpie, sic është LDK’ja.

Këta njerëz janë rrit janë formu e janë rrit në këtë organizatë politike, e tash kanë dalë në kampin tjetër, e që është e drejtë e tyre për këtë, por mënyra se si e fyejnë, e se si tentojnë ta poshtërojnë shtëpinë e tyre politike, më bëjnë që mos të kem asnjë konsideratë për këta njerëz, jo vetëm politike, por as njerëzore”, tha ai.