Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Policia njofton se kanë nisur hetimet për gjuajtjen me armë zjarri në Ulpianë – Nuk ka persona të lënduar

Policia njofton se kanë nisur hetimet për gjuajtjen me armë zjarri në Ulpianë – Nuk ka persona të lënduar

Sot rreth orës 20:30 kanë ndodhur disa gjuajtje me armë zjarri, në rrugën Dëshmorët e kombit, në Prishtinë.

Për këtë rast TV Arbëria kishte njoftuar pak minuta më herët.

VIDEO/ Gjuajtje me armë në lagjen Ulpiana në Prishtinë

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, për TV Arbëria ka njoftuar se policia ka nisur hetimet rreth rastit.

Sipas policisë bazuar në të dhënat e para nuk ka persona të lënduar.

Raporti i plotë i policisë:

Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona te lënduar /TV Arbëria