Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e këtij personi të zhdukur

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e këtij personi të zhdukur

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në gjetjen e një personi të zhdukur.

Siç njofton Policia Rajonale e Ferizajt, më 29.01.2025, familjarët kanë raportuar Bekim Shaban Vari, i lindur më 01.03.1987, është larguar nga shtëpia në fshatin Pleshinë e Ulët të Ferizajt më 22.01.2025, rreth orës 17:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Karakteristikat e personit të zhdukur janë si në vijim: Ngjyra e flokëve, e zezë, gjatësia 1.85 cm, pesha, 90 kg, veshmbathje, pallto me kapelë, ngjyrë e gjelbër.