Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Çanta e dyshimtë afër Rrugës B, deklarohet Policia: Pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes

Çanta e dyshimtë afër Rrugës B, deklarohet Policia: Pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes

Sot gjatë ditës është raportuar për një çantë të dyshimtë afër Rrugës B, më saktësisht tek rruga, “Jakov Xoxa” në Prishtinë, shkruan TV Arbëria.

Për TV Arbëria ka dhënë detaje zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ajo ka thënë se Policia e Kosovës pas marrjes së informacionit mbi rastin, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas raportit të policisë pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes.

Raporti i plotë i policisë:

Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë (çantë)në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën. Bazuar në të dhënat nga terreni pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes.

 

“Çantë e dyshimtë”, bllokohet Rruga B në Prishtinë – Pamje nga momenti kur Policia largohet nga vend-ngjarja