Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krenar Xhaferi i LDK-së: Ndërtimi i rrethrrotullimit në Rrugën C do të rrisë sigurinë dhe lehtësojë lëvizjen

Krenar Xhaferi i LDK-së: Ndërtimi i rrethrrotullimit në Rrugën C do të rrisë sigurinë dhe lehtësojë lëvizjen

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, ka njoftuar se ka nisur ndërtimi i një rrethrrotullimi në Rrugën C, i cili pritet të përmirësojë sigurinë dhe qarkullimin në këtë zonë.
“Mirëmëngjesi nga terreni! Në mes të Rrugës C kemi filluar ndërtimin e rrethrrotullimit, i cili, përveçse do të rrisë sigurinë në komunikacion, do të lehtësojë edhe lëvizjen për banorët e kësaj zone,” ka shkruar Xhaferi.

Ai u shpreh se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë.

“Projekt pas projekti dhe hap pas hapi, po vazhdojmë me siguri drejt ndryshimeve infrastrukturore!” shkroi ai.