Kandidati për kryeministër nga koalicioni për Kosovën Fituese dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se SHBA është e shqetësuar për veprimet e pakoordinuara që Qeveria Kurti ka ndërmarrë në fushën e sigurisë.
Haradinaj në një intervistë për gazetën online Reporteri.net, thotë se pas zgjedhjeve, nëse ai e udhëheq Qeverinë, prioritet do ta ketë parteritetin strategjik me SHBA-të.
“Ekziston një shqetësim për Kosovën se nuk është në linjë me politikën amerikane, ekziston një shqetësim për veprimet e pakoordinuara të Kosovës në fushën e sigurisë me ta, edhe kanë shqetësim për agjendën e kryeministrit të vendit, pra të Kurtit, e shprehin atë, sipas tyre agjendë të paqartë të dyshimtë, kjo është e vërteta”.
“Unë kam dhënë vizionin tim si do të shkojë përpara marrëdhënia jonë me Amerikën, pas zgjedhjeve, pas krijimit të Qeverisë nga ne, nga opozita, nëse e udhëheqi unë Qeverinë prioritet do ta kem parteritetin strategjik me SHBA-të, pra me kthy në proces dhe me vendos marrëdhënien e tillë, njëkohësisht ajo që dihet, anëtarësimi direkt në NATO. Janë mirëpritur këto qëllime të mijat, dhe angazhimi im në to, por ka qenë një shqetësim i theksuar për situatën me Qeverinë, kryeministrin”, ka thënë Haradinaj.