Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Pritje madhështore për Neymar te Santosi, braziliani shpërthen në lot

Pritje madhështore për Neymar te Santosi, braziliani shpërthen në lot

Neymar edhe zyrtarisht është rikthyer te skuadra ku u bë i famshëm.

Braziliani ka nënshkruar kontratë me Santosin, ku do të paguhet 166 mijë euro në muaj.

Braziliani u prit në mënyrë madhështore nga tifozët e klubit.

Santos organizoi një pritje mbreslënëse, ku mbi 10 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadium për ta parë nga afër prezantimin e Neyamr.

 

32-vjeçari u largua nga Santosi në vitin 2013 për tu bashkuar me Barcelonën. Ai pastaj në vitin 2017 vazhdoi karrierën te PSG, derisa vitin e kaluar u transferua në Arabi te skuadra e Al Hilal, ku luajti vetëm shtatë ndeshje.

Neymar është një nga futbollistët më të mirë të Santosit, ku laujti 230 ndeshje zyrtare me bardhezinjtë, ku shënoi 138 gola.