Të premten rreth orës 15:30, është humbur një vajzë e mitur në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, baba i saj ka raportuar se vajza e tij është larguar dhe nuk dihet për vendodhjen e saj.
“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 31.01.2025 – 15:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e mitur është larguar dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.