Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Murati: U ekzekutuan pagat me rritje, ashtu siç e prezantuam me Kurtin

Murati: U ekzekutuan pagat me rritje, ashtu siç e prezantuam me Kurtin

Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar sot me rritje pagat e administratës publike.

Ministri i Financave, në njoftimin e tij nuk e harroi të përmend liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, në cilësinë e kryeministrit.

“Pagat në sektorin publik që paguhen nga buxheti i shtetit, sot janë ekzekutuar me rritje.
Ashtu siç e patëm prezantuar në tetor të vitit të kaluar bashkë me Kryeministrin Kurti, rritja e pagave do të bëhet për të gjithë duke e shtuar një njësi koeficienti, apo 110 euro shtesë”, tha ai.

Murati tha se rritja prej 110 euro, e prezantuar nga ai dhe Kurti në tetor, do të bëhet në dy faza.

“Rritja bëhet në dy faza, ku faza e parë me 55 euro rritje e pagës bruto fillon së aplikuari në muajin janar – pra sot. Dhe faza e dytë e rritjes me 55 euro tjera bëhet në muajin korrik, për ta kompletuar kështu rritjen prej 110 euro bruto për të gjithë pagëmarrësit e buxhetit”, tha ai.