Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti në takim ditën e sotme ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama.
Në njoftim thuhet se fillimisht, kryeministri Kurti e uroi ambasadorin për detyrën e re, gjersa theksoi se Japonia është një partnere e rëndësishme e Republikës së Kosovës.
Në vijim, ai e falënderoi Japoninë për mbështetjen e tyre dhe ndihmën nëpërmjet shumë projekteve, sikurse ato të realizuara përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, JICA, përcjell GazetaBlic.
Kryeministri Kurti shprehu vullnetin e gatishmërinë për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy shteteve tona e intensifikimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të dyanshëm edhe më tutje në të ardhmen.