Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Prona 100 hektarëshe e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepet në shfrytëzim FSK-së

Prona 100 hektarëshe e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepet në shfrytëzim FSK-së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim të pronave të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes, konkretisht FSK-së.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se bëhet fjalë për një pronë prej 100 hektarësh në Batllavë, e cila siç tha ai kërkohet në shfrytëzim për ngritjen e kapaciteteve operacionale të ushtrisë sonë.

“Ministria e Mbrojtjes ka paraqitur për aprovim kërkesën për dhënien në shfrytëzim të pronës shoqërore në Batllavë në sipërfaqe prej 100 hektarësh. Kjo pronë kërkohet në shfrytëzim për ngritjen e kapaciteteve operacionale të ushtrisë sonë”, tha Kurti.

Gjatë mbledhjes janë marrë edhe disa vendime tjera.