Përgatiti Afrim Kasolli
Deklarimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump se nuk e përjashton as përdorimin e forcës më qëllim aneksimin e ishullit të Grendlandës, kanë shkaktuar një valë të madhe pakënaqësie dhe zemërimi veçanërisht në Mbretërinë e Danimarkës e cila edhe ka sovranitet mbi territorin në fjalë.
Sipas hulumtimeve të fundit, sot shumica e dazenëzve e konsiderojnë Amerikën si një kërcënim të konsiderueshëm për vendin e tyre dhe se po ashtu një përqindje tejet e madhe e kundërshton shitjen e ishullit, raporton mediumi britanik “The Guardian”.
Duke e u bazuar në të dhënat e hulumtimit YouGov, të realizuar ndërmjet 15 dhe 22 janarit, 46 për qind e të anketuarave deklaruan se SHBA-ja për ta paraqet një “një kërcënim shumë të madh” ose “një kërcënim mjaft të madh” për Danimarkën. Po ashtu, 78% kanë pohuar se do të kundërshtonin shitjen e Grenlandës në SHBA, por 72% thanë se vendimi përfundimtar duhet të ishte i Grenlandës, jo i Danimarkës.
Kjo ndjeshmëri “armiqësore” kundër SHBA-ve sot është edhe e madhe se sa ndaj Korese së Veriut apo Iranit, përkatësisht ndaj të parës 44 për qind dhe për të dytën 40 për qind. Ndonëse sipas percepcionit puplin në shoqërinë daneze Moska vazhdon të shihet nëse si kërcimi i më i madh për ta, me 86 për qind. Këtu duhet kujtuar se Trump ka thënë se SHBA-ja ka nevojë për kontrollin e Grenlandës – dhe Kanalin e Panamas – për “sigurinë ekonomike” dhe e ka përshkruar pronësinë dhe kontrollin e territorit si një “nevojë absolute”.
Ndërkohë, Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen pas një bisedë të vështire telefonike që thuhet se e ka pasur me Presidentin amerikan, ka kërkuar solidaritet urgjent nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz. Ajo ka deklaruar se bisedat kanë shkuar “tepër mirë”, dhe se është “jashtëzakonisht kruciale” për BE-në që të “qëndrojë e bashkuar” për çështjen e Grenlandës.
Po ashtu, e njëjta ka pohuar se “duhet të respektohet territori dhe sovraniteti i shteteve. Kjo normë është domosdoshme për rendin ndërkombëtar të ndërtuar pas luftës së dytë botërore”
TV Arberia