Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

Një grua është gjetur pa shenja jete në rrugën “Muhrarrem Fejza” në Prishtinë.

TV Arbëria ka kontaktuar zëdhënësen e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se sot rreth orës 19:00 ka rënë viktima femër nga një ndërtesë në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

“Sot rreth 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.