Rrahim Llalloshi, ish-shofer në Kuvendin e Kosovës, ka vendosur ta kalojë pensionimin duke u përfshirë në pikturë.
Ai ka krijuar një hapësirë të veçantë për artin dhe ngjyrat, dhe shprehet se piktura i ofron kënaqësi të madhe. Ngjyra e kaltër është preferenca e tij, pasi ajo kombinon mirë me nuanca të tjera.
Piktura e tij e parë është portreti i deshmorit Agim Ramadani, një vepër që ka një domethënie të veçantë për të.
Llalloshi vazhdon të shijojë krijimin dhe shpreson të zhvillojë më tej aftësitë e tij artistike. /TV Arbëria