Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Cili është pozicioni i partive politike për çështjen e Asociacionit?

Cili është pozicioni i partive politike për çështjen e Asociacionit?

Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2024, bëri të qartë se Kosova, njëkohësisht edhe Serbia, duhet të ndërmarrin veprime drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve duke përmbushur zotimet nga marrëveshjet e fundit që janë dakorduar në Bruksel dhe Ohër.

Në këtë raport për Kosovën theksohet se duhet të bëhen hapa drejt kësaj marrëveshje, që këtu hyn edhe dërgimi i draft statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushteteuese.

Pra pak a shumë thuhet se ky veprim është kyç, drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe drejt integrimit evropian të Kosovës.

Por si janë zotuar krerët e partive politike në Kosovë rreth Asociacionit?

Kryeministri i Kosovës, dhe njëkohësisht kreu i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë temë, herë herë edhe ka pasur paqartësi në deklarimet e tij, se a do ta pranoj apo jo temën e Asociacionit.

Kurti para deputetëve të Kuvendit deklaroi se “Draft-statuti për Asociacionin ndërpret trashëgiminë e mosnjohjes së Kosovës”

Ndërsa në një konferencë për media, në vitin 2023, tha “S’kam thënë se do ta shkruaj draftin, por që mund ta shkruaj”.

Në anën tjetër një vit më vonë Kurti deklaroi se kryeministri nuk themelon asociacion, por këtë mund ta bëjnë komunat.

“Komunat asociohen me njëra-tjetrën, koordinohen, bashkëpunojnë e kështu me radhë. Ne tanimë e kemi një asociacion të komunave. Nëse dikush e dëshiron edhe një asociacion tjetër atëherë kjo duhet të vijë nga komunat. Nuk formon kryeministri e as nuk i themelon ato. Është në kuptimin e nocionit asociacion liria e asociimit, jo imponimi i asociimit. Nëse kryeministri do të themelonte një asociacion të komunave ky do të ishte imponim ndaj komunave, asociimi është liri, është e drejtë. Këtë se bëj dot unë aq më pak ndonjë shtet fqinj që mund të ketë pretendime të tilla”, ka deklaruar Kurti.

Një tjetër deklaratë e Kurtit për Asociacionin, “Draftin e Lajçakut le ta dërgojnë në Komision të Venedikut, dokumentin tim unë e dërgoj në Gjykatë Kushtetuese”.

Partia Demokratike e Kosovës:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi lidhur me çështjen e Asociacionit u deklaruar se si subjekt politik do të ofrojnë një alternativë të re rreth kësaj teme, ai thekson se draft statuti aktual i Asociacionit nuk e respekton Kushtetutën e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës:

Njëjtë sikurse PDK-ja, edhe Abdixhiku është deklaruar se nëse vjen në pushtet do të bëjë një marrëveshje të re me SHBA-në në lidhje me Asociacionin.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:

Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj së fundmi ka deklaruar se ka një plan krejtësisht të ri, për çështjen e Asociacionit.

“Tani kemi një plan të ri, krejtësisht të ri. Pra, ne do t’i përmbushim detyrimet e dialogut. Siç e dini, dialogojmë me Serbinë për mbi 20 vite dhe ka shumë marrëveshje, shumë kontrata. Pra tani së fundmi, plani franko-gjerman, marrëveshja e Ohrit. Unë mendoj se, dhe plani im është, që t’i përmbushim detyrimet që na dolën prej dialogut, përfshirë asociacionin, duke e dërguar që javën e parë në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai për Zërin e Amerikës.

/TV Arbëria