Televizioni CNN publikoi një audio-incizim të bisedës së kontrollorit të fluturimit me ekuipazhin e helikopterit të përfshirë në aksidentin në Uashington të mërkurën.
Audio-inicizimi ka regjistruar momentin kur operatorët e kontrollit të trafikut ajror pyesin ekuipazhin e helikopterit nëse janë duke e parë një aeroplan komercial të American Airlines.
Kontrolluesi i trafikut ajror thotë: “PAT 2-5 (emërtimi i helikopterit) a keni një CRJ (avion komercial) në dukje?”
Kontrolluesi më pas thotë: “PAT 2-5 po kalon prapa CRJ-së”.
Në video, më pas mund të dëgjoni një ulërimë të fortë në sfond, me sa duket nga kulla e radarit në momentin e rënies.
Më pas kulla lajmëroi pilotin tjetër për atë që kishte ndodhur.
“Nuk e di nëse e keni kuptuar se çfarë ka ndodhur, por ka pasur një përplasje në fund të 3-3 (vendi i aksidentit). Do të pezullojmë aktivitetet për një kohë të pacaktuar. Unë rekomandoj shumë që të koordinoheni me kompaninë. Më njofto se çka dëshiron të bësh”, thotë kontrollori.
Audioja zbuloi gjithashtu se piloti i dytë e pa incidentin dhe e konfirmoi me kontrollorët e trafikut ajror.