Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti kanë marrë pjesë në hapjen e konferencës “Qëndrueshmëria kombëtare- sfidat dhe rruga përpara”.
Ndonëse kanë qenë të ulur pranë njëri-tjetrit, Osmani e Kurti s’janë parë fare në disponim.
Gazeta “Zëri” ka publikuar fotografi nga konferenca ku të dy liderët shihen fare pa disponim dhe teksa shikojnë celularët e tyre.
Raporti mes Osmanit dhe Kurtit ka pësuar plasaritje pas fjalimit të fundvitit të presidentes Vjosa Osmani, ku kjo e fundit ka kritikuar hapur Kurtin për mënyrën se si i ka trajtuar aleancat e shtetit të Kosovës, duke e cilësuar një qasje të tillë të Kurtit si “luajtje bixhoz”
