Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser e nisi deklaratën e saj duke targetuar partitë opozitare që mbështetën mocionin e migracionit mbrëmë, duke këmbëngulur se Gjermania “nuk do ta rrezikojë këtë veprim të përbashkët europian përmes përpjekjeve të rrezikshme të vetme kombëtare”.
Duke i bërë jehonë komenteve të djeshme të kancelarit Olaf Scholz, ajo tha qartë se duhej të vepronte në përputhje me kushtetutën gjermane dhe ligjin e BE-së, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
“Dua ta bëj të qartë sepse debatet në Gjermani po shkaktojnë acarim mes fqinjëve tanë europianë këto ditë”, tha ajo.
E pyetur konkretisht për ngjarjet e djeshme në Bundestag, ajo tha: “Ajo që ndodhi dje ishte e papërgjegjshme dhe e pavëmendshme ndaj historisë”.
Ajo gjithashtu mbrojti marrëveshjet Schengen të BE-së, por argumentoi se disa kontrolle kufitare ishin të nevojshme “derisa të kemi mbrojtje më të mirë dhe më të sigurt të kufirit të jashtëm”.