Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sindikata e Policisë shpreh ngushëllime për vdekje e zyrtares policore Tevide Lipovica

Sindikata e Policisë shpreh ngushëllime për vdekje e zyrtares policore Tevide Lipovica

Sindikata e Policisë së Kosovës, i ka shprehur ngushëllime familjes Lipovica për ndarjen nga jeta të zyrtares policore Tevide Lipovica, lajmin për vdekjen e së cilës kjo sindikatë e ka marr me ‘‘pikëllim të thellë’’.

Në postimin e sindikatës thuhet edhe se, Tevide Lipovica do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e saj në shërbim të sigurisë.

Postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara familje Lipovica, të nderuar kolegë dhe miq,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtares policore Tevide Lipovica. Humbja e saj është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës.

Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Tevide Lipovica do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e saj në shërbim të sigurisë.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!

Me respekt,

Sindikata e Policisë së Kosovës