Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Jo shtet Bektashi” – Në Shqipëri bëhet thirrje për protestë të premten nga ora 18:00

“Jo shtet Bektashi” – Në Shqipëri bëhet thirrje për protestë të premten nga ora 18:00

Në Shqipëri është paralajmëruar një protestë për të premten (31 dhjetor), me fillim nga ora 18:00. Kjo thirrje bëhet që të kundërshtohet formimi i  “shtetit Bektashi”, siç është deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Këtë ide të kryeministrit Rama po e kundërshtojnë qytetarët me thirrjen “Jo shtet Bektashi në Shqipëri”.

Protesta është paralajmëruar të mbahet para kryeministrisë.

Për këtë ka njoftuar edhe Joqalbania:

Një thirrje për protestë është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke ftuar qytetarët të mblidhen të premten në orën 18:00 para Kryeministrisë. Organizatorët theksojnë se protesta është e hapur për të gjithë, pa dallime dhe pa përplasje mes pjesëmarrësve.

Në njoftimin e bërë publik, thuhet se kushdo mund të marrë pjesë, pasi protesta ka një qëllim të përbashkët, duke apeluar për unitet kombëtar. /TV Arbëria

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)