Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hoti takohet me Camajn, pranon dhuratë një libër të tij për sfidat e migrimit në SHBA

Hoti takohet me Camajn, pranon dhuratë një libër të tij për sfidat e migrimit në SHBA

Ish-kryeministri, njëherit kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti është takuar me profesorin dhe sekretarin e organizatës më të madhe shqiptare në ShBA, federatës Vatra, Pashko Camaj.

Camaj ia dhuroi një libër, autobiografi e sfidave të tij në fillet e migrimit në ShBA.

“Është gjithmonë kënaqësi takimi dhe bisedat me të. Ma dhuroi librin e shkruar si një autobiografi e sfidave të tij në fillet e migrimit në ShBA.

E falënderova për kontributin e përhershëm që Vatra ka bërë për komunitetin e shqiptarëve dhe rolin e tij në avancimin e shoqërisë shqiptare në ShBA”, shkruan Hoti.