Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Në bisedën e parë telefonike, Kallas dhe Rubio ranë dakord për “presion maksimal” ndaj Rusisë

Në bisedën e parë telefonike, Kallas dhe Rubio ranë dakord për “presion maksimal” ndaj Rusisë

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, Kinës, Lindjes së Mesme dhe shpenzimet e mbrojtjes ishin temat kryesore të telefonatës së parë mes Kaja Kallas dhe Marco Rubio.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ranë dakord të mbajnë “presion maksimal” ndaj Rusisë dhe të sigurojnë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë në bisedën e tyre të parë telefonike që nga kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Thirrja, e cila u zhvillua të martën në mbrëmje, preku gjithashtu sfidat e paraqitura nga Kina, një prioritet numër një për administratën Trump, situata në Lindjen e Mesme, duke përfshirë tranzicionin e pushtetit të Sirisë dhe fushatën e destabilizimit të Iranit; dhe mënyra të reja për të thelluar bashkëpunimin transatlantik, shkruan Euronews.

Kallas dhe Rubio “ranë dakord mbi domosdoshmërinë e mbajtjes së presionit maksimal ndaj Moskës për të ecur drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, tha një zyrtar i BE-së i cili ishte i informuar për këtë bisedë mes tyre.

Rubio ka mirëpritur vazhdimin e sanksioneve të BE-së kundër Rusisës për luftën ndaj Ukrainës, tha një zëdhënës i Sekretarit amerikan të shtetit.