Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Izet Sadiku ka vizituar fabrikën e prodhimit të vajit “Floil” në Gjilan.
Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se kjo kompani është një nga prodhuesit më të rëndësishëm vendor që ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit.
“Me fokus të qartë në cilësi dhe inovacion, Floil është një shembull i suksesit në përpunimin e produkteve vendore dhe luan rol kyç në zhvillimin e ekonomisë.
LDK ka për qëllim mbështetjen e prodhuesve vendorë që ndihmojnë në zhvillimin e vendit tonë. Bëhu ndryshimi! ✌️ 124 LDK✅ Lumir Abdixhiku 1✅ Izet Sadiku 35✅”, shkroi Sadiku.