Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rexha: Duhen 300 e diçka shkolla të reja për mësim tërëditor në gjithë Kosovën

Rexha: Duhen 300 e diçka shkolla të reja për mësim tërëditor në gjithë Kosovën

Njohësi i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexha, ka deklaruar se duhen mbi 300 shkolla të reja që të mundësohet të zhvillohet mësimi tërëditor në tërë Kosovën.

Ai ka deklaruar të hënën se kjo kërkon qasje sistematike dhe shumëdimensionale “si dhe mirë të planifikuar”.

“Duhen diku 300 e diçka shkolla. Janë para të mëdha, prandaj duhet qasje në gjithçka. Sistematike dhe shumëdimensionale dhe mirë e planifikuar. Njerëzit janë lodhur me reforma, edhe një reformë e paplanifikuar neve do të na rrëzojë. Duhet qasje sistematike”, ka deklaruar Rexha.

Ai tutje ka theksuar se fillimisht duhet nisur në disa komuna që më pas të vazhdohet në komuna më të mëdha. Rexha tutje është shprehur se për 3-4 vjet do të duhej të niste procesi i mësimit tërëditor. /Koha