Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Incidenti në Skënderaj, VV-ja: Dështoi përpjekja për ta pamundësuar tubimin

Incidenti në Skënderaj, VV-ja: Dështoi përpjekja për ta pamundësuar tubimin

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në facebook ka reagur pas incidentit në tubimin e tyre në Skënderaj.

Në tubimin e sotëm të planifikuar nga LVV-ja në Skënderaj, janë hedhur fishekzjarre në drejtim të turmës dhe të brohoritura “Thaçi”, “Zdravo”, e shkurtesa të tjera.

“Sami Lushtaku”, “Thaçi” – Albin Kurti nuk mirëpritet në Skënderaj/ Hidhen fishekzjarre në drejtim të tubimit të VV-së

Vetëvendosja ka publikuar një foto nga tubimi dhe mbi foto shkruhet: Dështoi përpjekja për ta pamundësuar tubimin në qytetin e Skenderajt.

“Vazhdojmë cep më cep vendit”, shkruhet tutje në tubim.