Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Ne do ta ndërtojmë teatrin e ri”, Sibel Halimi e LDK’së flet për telashet me të cilat po përballet teatri kombëtar

“Ne do ta ndërtojmë teatrin e ri”, Sibel Halimi e LDK’së flet për telashet me të cilat po përballet teatri kombëtar

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka folur për telashet më të cilat po përballet teatri kombëtar.

Halimi në emisionin Pressing në T7 tha se nëse LDK’ja vjen në pushtet,, atëherë në projekt kanë ndërtimin e një teatri të ri kombëtar, ndërsa ky aktual të mbetet vetëm si teatër i kryeqytetit.

“Teatri Kombëtar aktual do të mbetit teatri i kryeqytetit. Ne do të ndërtojmë një teatër të ri kombëtar. Kështu kanë qenë kërkesat e artdashësve.

Vetëm me drejtori të kulturës kanë bërë më shumë se sa shteti i Kosovës, sepse janë mundësitë”.

Halimi kritikoi partinë në pushtet për mosvlerësimin e kulturës dhe artit, pasi që sipas saj, në fakt kultura është fryma identitare e një shteti.

E” konsiderojnë si diqka që nuk është e rëndësishme, a në fakt fryma identitare e një shteti është kultura dhe arti, prandaj kur e kemi hartuar programin politik për kultur ka pas një listë shumë të gjatë të projekteve”, tha ajo.