Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “LDK ende nuk i ka mbajtur tubimet në bastionet e saj”/ Paris Guri tregon se si po e bën partia e Abdixhikut fushatën

“LDK ende nuk i ka mbajtur tubimet në bastionet e saj”/ Paris Guri tregon se si po e bën partia e Abdixhikut fushatën

Paris Guri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ka thënë se kjo parti tubimet që po i mban nuk janë të planifikuara, pasi që ato planifikohen si takime me struktura, porse mblidhen qytetarët.

Ai ka thënë se ka pasur rast që në takimet me strukturat janë mbledhur deri në 600 qytetarë.

‘‘Ne i kemi tubimet qendrore që mbahen. Besomni që qato tubime që po mbahen të dytat, e të tretat e të katërtat ato as nuk janë të planifikume me u mbajt. Mblidhen kryetarët e nëndegëve, dhe thërrasin kryetarin, jemi mbledh. Ka pas dhjetëra raste që ne jemi nis për takime me 30/40 vetë, pasi që ka thirre kryetari me struktura, ku ka shkuar kanë qenë 500/600 të një lagjeje’’, ka thënë ai mes tjerash.