![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Lëvizja Vetëvendosje sot ka shpalosur programin e saj qeverisës për periudhën 2025-2029.
Zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje me kandidatin për kryeministër Albin Kurtin:
-
- Përmes Bankës Zhvillimore, 1 miliard euro mbështetje për investime në kapacitete prodhuese, përmes garantimit të kredive për investitorët.
- Do të hiqet taksa doganore prej 10% për veturat e importuara nga Bashkimi Evropian.
- Kosova do të ketë valūtë digjitale dhe ICT Tower në kryeqytet.
- “Anembanë Kosovës”: Transport publik i integruar me biletë 10 euro në muaj në gjithë Kosovën.
- 500 milionë euro për Brezovicën, për ta bërë destinacion evropian të turizmit dimëror.
- Përmes “Dritares për Investime të Diasporës”, mbështeten ndërmarrësit e diasporës që investojnë deri në 100 milionë euro në Kosovë.
- 100 euro shtesë mbi pensionin bazik për gjyshërit që kujdesen për mbesat dhe nipat (13-36 muaj), kur prindërit e tyre punojnë.
- Programi “Superpuna për Gratë” do të garantojë pagën minimale për 6 muajt e parë për bizneset që punësojnë gra.
- Rritje e pagës minimale nga 350 euro në mbi 500 euro.
- Fond të sigurimeve shoqërore për mbulim të pagesës për pushimin e lehonisë, prindëror dhe në rast të humbjes së vendit të punës.
“Si demokracia më e avancuar në rajon, me rritje të vazhdueshme ekonomike, plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe bartëse e vlerave të BE-së, vizioni ynë është ta përgatisim vendin për t’i bërë ballë presionit konkurrues të tregut rajonal e atij evropian dhe të ecim përpara në proceset integruese euroatlantike”, tha Kurti gjatë prezantimit të zotimeve të tij për zgjedhjet e 9 shkurtit. /TV Arbëria
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)