![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Analisti politik Afrim Kasolli ka deklaruar se udhëheqësit e vendeve të vogla shpeshherë janë të izoluar nga bota, duke e parë realitetin ndërkombëtar vetëm përmes mesazheve që u vijnë nga vartësit e tyre.
Kasolli ka reaguar pasi Richard Grenell, tashmë i emëruar si i dërguari për misione të veçanta u shfaq krah Presidentit të sapo zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. sipas tij, liderët e superfuqive mund të jenë të ndikuar nga individë që kanë qëndrime armiqësore ndaj pushtetit të Kosovës. Kasolli e sheh këtë si një mundësi për rritjen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, duke e lidhur këtë me kushtet aktuale të politikës globale.
Ai gjithashtu ka bërë një analizë të ndjekur nga liderë të ndryshëm pas fitores së Donald Trumpit, duke theksuar tri rrugë të mundshme që ata kanë ndjekur: shmangia e konfrontimeve, shfrytëzimi i lidhjeve bilaterale për përfitime të mundshme dhe formimi i një aksioni të rezistencës, siç e ka bërë Kina dhe Rusia.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Kasolli ka ngritur pyetjen se çfarë rruge do të ndjekë Kosova përballë këtyre zhvillimeve globale.
Postimi i plotë:
Mbartesit e pushtetit shpeshherë izolohen nga bota. Ketij “vesi” nuk mund t’i shmangen as lideret e vendeve te vogla, e lere me atyre qe e kane mbi vete barren “historise botërore”
Ata e shohin boten nga mesazhet qe ua përçojnë vartësit e tyre. Kjo foto tregon se drejtuesi i superfuqisë planetare do te mund ta shoh edhe Kosoven nga peshperitjet ne veshin e tij nga ky zoteria qe e ka afer ulur, e i cili tashme e ka shpalosur hapur armiqesine me pushtetin ne Kosove. Nje deshmi kjo, se ne baze te kushteve aktuale mund te priten tensione ndermjet Kosoves se vogel dhe Amerikes se madhe.
Qe nga fitorja e Trumpit shume lidere ne vende te ndryshme te botes jane duke ndjekur tri rruge.
Disa e kane shtruar rrugen e tërheqjes ne menyre qe ta shmangin konfrontimin ndermjet vendit te tyre dhe SHBA-ve, sikur kryeministri kanadez dhe gjerman. Disa duke tentuar te pershteten ne menyre qe te perfitojne sa me shume nga lidhjet bilaterale me te, sikur kryeministri hungarez dhe ajo italiane, por edhe presidenti francez.
Kurse disa te tjerë duke e projektuar aksin e rezistences sikur ai kinez dhe rus, pavarësisht gatishmërise per negociata te ketij te fundit per shkak te luftes ne Ukraine.
Mbetet te shihet se cfare rruge do te ndjek Kosova?
/TV Arbëria
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)