Xhevdet Plaku, i njohur në botën e krimit me nofkën “Akili”, ka arritur të arratiset nga burgu i Ankonës në Itali, ku po vuante një dënim për trafik droge. Arratisja ka ndodhur më 23 janar 2025, kur 44-vjeçari ka humbur gjurmët pas një rroutine të zakonshme të daljes për të zbrazur koshat e plehrave.
Ai kishte përfituar disa lehtësira për shkak të sjelljes së tij model, dhe për pasojë ishte lejuar të punonte dhe të dilte jashtë burgut pa shoqërues. Policia ka nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e tij, por deri tani nuk ka arritur të gjejë asnjë gjurmë. Hetuesit mendojnë se kjo mund të ketë qenë një arratisje e planifikuar nga Plaku, i cili është një kriminel i njohur dhe ka dy vrasje të pasuara, si dhe një karrierë të gjatë në trafik droge.
Xhevdet Plaku ka një histori kriminale të gjatë dhe ka qenë pjesë e një organizate ndërkombëtare trafiku droge, duke importuar kokainë nga Holanda dhe Belgjika. Ai ka dy vrasje pas tij, një në vitin 2000 dhe një tjetër në Durrës më 2003. Megjithatë, ai ka qenë gjithashtu i përfshirë në përpjekje për vrasje dhe ka një pasuri të madhe kriminale.
Arratisja e tij ka ngritur dyshime për një ndihmë të jashtme, mundësisht nga një rrjet i aktivizuar që mund të kishte pasur një makinë të fshehur pranë burgut.