Kandiati i PDK-së për deputet, ish diplomati, Edon Cana ka kritikuar Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Arbreshë Kryeziu, pasi e njëjta një në ballafaqim të mbrëmshëm nuk e ka ditur rolin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
E njëjta nuk ka qenë në gjendje të argumentojë për rolin që kjo Asamble ka, çka ka bërë të Cana të reagojë.
Ai ka thënë se turpërohet që ndodhet në një studio me një deputete që nuk i di gjërat themelore.
“Ti për Asamblenë Parlamentare të NATO-s nuk e di se çfarë funksioni ka. Nuk ka lidhje Asambleja parlamentare e NATO-s me NATO-n sepse ajo është bashkëpunim ndërparlametar, ti nuk e di. Është turp. Ata njerëz që merren vesh me këtë punë po të qeshin kur të dëgjojnë. Kjo zonja nuk i di gjërat themelore, unë po turpërohna prej juve. Po më vjen marre që jam në këtë studio”, ka thënë Cana në një ballafaqim në ATV.
Ndryshe, Asambleja Parlamentare e NATO-s është një institucion ndërparlamentar që shërben si një platformë për dialog dhe bashkëpunim mes parlamentarëve të vendeve anëtare të NATO-s. Ajo nuk është pjesë zyrtare e strukturës së NATO-s, por vepron si një trup i pavarur që synon të forcojë lidhjet midis Aleancës dhe parlamenteve kombëtare.
Roli dhe funksionet kryesore të saj janë:
1. Dialog politik: Asambleja ofron një hapësirë për diskutime mbi çështje të sigurisë, mbrojtjes dhe politikës ndërkombëtare midis deputetëve të vendeve anëtare.1. Dialog politik: Asambleja ofron një hapësirë për diskutime mbi çështje të sigurisë, mbrojtjes dhe politikës ndërkombëtare midis deputetëve të vendeve anëtare.
2. Monitorim dhe rekomandime: Ajo monitoron politikat dhe aktivitetet e NATO-s dhe i jep rekomandime qeverive dhe Këshillit të NATO-s.
3. Fuqizimi i demokracisë: Promovon parimet demokratike dhe sigurinë në vendet partnere dhe ato që aspirojnë të bëhen anëtare të NATO-s.
4. Lidhja e qytetarëve me NATO-n: Ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit publik për rolin dhe veprimtarinë e Aleancës.
Asambleja Parlamentare e NATO-s përbëhet nga delegacione parlamentare të vendeve anëtare të NATO-s dhe disa vendeve partnere. Zakonisht përfshin deputetë nga parlamentet kombëtare që mbulojnë fushat e mbrojtjes, sigurisë dhe politikës së jashtme.
Në këtë mënyrë, Asambleja Parlamentare e NATO-s shërben si një urë lidhëse mes NATO-s dhe qeverive kombëtare, duke kontribuar në bashkërendimin e politikave dhe në promovimin e sigurisë kolektive. /R