Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Konjufca tallet paksa me Sveçlën për veriun, thotë se e bëri veç çka i tha Kurti

Konjufca tallet paksa me Sveçlën për veriun, thotë se e bëri veç çka i tha Kurti

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shfrytëzuar rastin që të tallet paksa edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Konjufca në një tubim zgjedhor kapet duke thënë “Nuk jam bash plak, qysh po dokna Xhelal, mos bë hajgare…“.

Ndër të tjera, ai ka thënë se për çështjet e veriut, të gjitha janë bërë me koordinim me atë çfarë ka thënë Kurti.

“Po ky Xhelali, këtij nuk është që i ka shku mendja vetë për këtë punë. Albini i ka thanë, për krejt çka i ka bë“.