Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Më ftohtë sot në mëngjes në Manastir -4, në Shkup dy gradë dhe mjegull

Më ftohtë sot në mëngjes në Manastir -4, në Shkup dy gradë dhe mjegull

Mëngjesi më i ftohtë është regjistruar sot në Manastir me -4 gradë, në Prilep -3, në Tetovë -1, dy gradë mbi zero në Shkup, ndërsa më ngrohtë është në Krushevë me 4 gradë.

DPHM njoftoi se në Kodrën e Diellit ka shtresë dëbore prej 44 centimetra, në Krushevë 18 dhe në Manastir 11 centimetra.

Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë.