Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha thirrje emigrantëve të regjistrohen në portal: Vota juaj me rëndësi jetike për Shqipërinë

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha thirrje emigrantëve të regjistrohen në portal: Vota juaj me rëndësi jetike për Shqipërinë

Përmes një videomesazhi, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje emigrantëve që të regjistrohen për në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në Shqipëri.

“Gjatë këtyre 11 viteve, çmimet në Shqipëri, të ushqimeve, ilaçeve, kanë njohur rritje stratosferike. Ato janë sipas Eurostat, 10 deri në 250% më të shtrenjta sesa në vendet kryesore të Bashkimit Europian. Dhe kjo për prindërit tuaj është një katastrofë e vërtetë. Prandaj dhe vota juaj në këto zgjedhje është e një rëndësie jetike për shpëtimin e prindërve, familjarëve tuaj por edhe të vendit tuaj”, tha Berisha.

Ai tregoi me hapa se sit ë regjistroen në në platformën që u mundëson për të marrë pjesë në këto zgjedhje.

“Kështu që ka zemra ju bëj thirrje: Regjistrohuni në portalin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, diaspora.kqz.gov.al, në portalin e Partisë Demokratike ëëë.pd.al/diasporavoton . Ky i fundit do t’iu japë ju automatikisht udhëzimet me të cilat orientoheni si të përdorni portalin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ju ftoj të hyni në linkun që shfaqet në ekran ëëë.pd.al/diasporavoton , në mënyrë që të votoni të gjithë me 11 Maj për të shpëtuar Shqipërinë nga të këqijat e mëdha që Edi Rama i ka bërë këtij vendi në këti 12 vite të qeverisjes së tij”, shtoi Berisha.