Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Presidentja Osmani me mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase Olha Pridako

Presidentja Osmani me mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase Olha Pridako

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase Olha Pridako, e cila jetonte prej dy vitesh në Prishtinë.

“Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase Olha Pridako, e cila jetonte në Prishtinë prej dy vitesh. Olha ishte një zë i guximshëm i gazetarisë dhe një dëshmi e forcës dhe qëndresës në rrethana të vështira.

Prania e saj në Kosovë së bashku me djalin e saj Yaroslavin, ishte një shembull i shpirtit human dhe vlerës së lirisë, e cila i lidhë popujt tanë. Në këto çaste të rënda për familjen, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e saj, veçanërisht për djalin Yaroslavin, koleget e saj që ndodhen në Prishtinë, dhe për të gjithë ata që e njohën!

Kujtimi për Olhën do të mbetet gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona!”