Forca e Sigrurisë së Kosovës ka kryer ushtrime bashkarisht me forcat partnere në ushtrimin ndërkombëtarë “Winter EX 2025”, që udhëhiqet nga Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë ( FART), shkruan TV Arbëria.
“Ushtrimi Fushor “Ëinter EX 2025” është një aktivitet shumëpalësh me pjesëmarrje të gjerë nga vendet partnere, agjencitë e sigurisë, organizatat qeveritare dhe joqeveritare të Turqisë, e që fokus ka aspektin operacional dhe taktik në kushte të motit ekstrem dhe brenda kufijve territorial të Turqisë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Këto ushtrime sipas njoftimin janë bërë për qëllim të ngritjes së avancimit të kapaciteteve operacionale dhe profesionale të njësive.
“Pjesëmarrja e FSK-së, në ushtrim ka për qëllim ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve operacionale dhe profesionale të njësive , si dhe ngritjen e ndërveprueshmërisë në operacionet e përbashkëta me partnerët”, thuhet në njoftim.