Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Ishalla 70’shin e kapim”- Cenim i votës? Përkrahësi i VV’së në diasporë shihet duke plotësuar dhjetëra fletëvotime

“Ishalla 70’shin e kapim”- Cenim i votës? Përkrahësi i VV’së në diasporë shihet duke plotësuar dhjetëra fletëvotime

Një person me emrin Jeton Morina, i cili ndonëse ka të ngarkuara fotografi të veta personale nuk dihet nëse është profil autentik, ka shpërndarë një video në rrjetin social ‘Facebook’ ku shihet një mërgimtar duke plotësuar dhjetëra fletëvotime dhe duke pohuar se votat i ka për Vetëvendosjen.

Në videon që është shpërndarë nga Jeton Morina, qytetari nga mërgata dëgjohet duke u lutur që partia në pushtet t’i marrë 70 për qind të votave, shkruan Insajderi.

E 15-ta u kry, hajde more përhajër na koftë ishalla 70-tshin e kapum”, dëgjohet duke thënë ai, duke lënë të nënkuptohet se ka plotësuar 15 fletëvotime duke ia hedhur votën VV’së.

Lidhur me krejt këto veprime, Prokuroria e Shtetit ka paralajmëruar se do të hetohet secili rast në mënyrë që të mos shtrembërohet vullneti i qytetarit.

Sidoqoftë, Jeton Morina ka shpërndarë postime të tjera të dyshimta për cënimin e votës nga diaspora.

“Fluturon fluturon mërgata”, është një postim që e ka bërë personi në fjalë duke bart në duar përreth 8 zarfe.

Ai ka shpërndarë edhe një fotografi tjetër të afro gjashtë zarfeve, ku që të gjashtat mbajnë lokacionin e Shtutgartit të Gjermanisë.

“Kurdo dhe kudo në ndihmë të mërgatës”, ka thënë ai. /Insajderi.org/