Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haliti: Osmani ka marrë pjesë edhe në festa fshatarësh, e çuditshme që refuzoi ftesën në inaugurimin e Trump-it

Haliti: Osmani ka marrë pjesë edhe në festa fshatarësh, e çuditshme që refuzoi ftesën në inaugurimin e Trump-it

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka deklaruar sot, se ka qenë e ftuar që të marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump, mirëpo qe e njëjta ka refuzuar që të jetë pjesë e kësaj ngjarje me peshë globale, shkruan TV Arbëria.

Evente të tilla sikur ai dje në Uashington janë një mundësi ideale për t’i kultivuar e forcuar lidhjet personale me njerëz të administratës së re amerikane në funksion të interesave shtetërore.

Lidhur me këtë çështje kandidati për deputet të PDK-së, Xhavit Haliti në një prononcim për TV Arbëria tha se Presidentja Osmani ka marrë pjesë edhe në festa fshatarësh nëpër vende të ndryshme dhe për Halitin është e çuditshme që ka ‘refuzuar’ të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Trump.

Megjithatë, ai deklaroi se ftesat për një event të tillë nuk i shpërdanë Presidenti.

“Ftesat për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të SHBA, nuk i shpërndanë Presidenti. Ai e ka si rregull që digastereve kryesore të administrates dhe kabinetit të tij, kongresmenëve, senatorëve e miqëve të tij, ju jep ftesa, me qëllim që pjesmarrja të jetë gjithpërfshirëse.

Presidentja ka marrë pjesë edhe në festa fshatërash nëpër vende të ndryshme dhe për mua është e çuditëshme që ka “refuzuar” të merrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Trump”, është shprehur ai.

Megjithatë, anëtarët e Kabinetit nuk mund ta përfaqësojnë Presidenten, dhe sipas Halitit kjo është një bllof për Osmanin.

“Anëtarët e Kabinetit nuk mund ta përfaqësojnë Presidenten në këtë rast, dhe mendoj që është një bllof politik i Saj. Kosova s’ka ZëvendësPresident, prandaj askush s’mund ta zëvendësoj atë. Për pamundësi udhëtimi mjafton një telegram urimi me kërkimfalje për pamundësinë e pjesëmarrjes. Përndryshe ftesat u janë shpërndarë shumë personaliteteve në Kosovë e Shqipëri“, përfundoi Haliti për TV Arbëria.