Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet në Merdar një person, dyshohet se kanosi një viktimë të fajdesë

Arrestohet në Merdar një person, dyshohet se kanosi një viktimë të fajdesë

Prokuroria në Prizren ka njoftuar se dje është arrestuar një person i dyshuar për “Kanosje” në pikën kufitare në Merdar.

Ai dyshohet se më 6 dhjetor e ka kanosur viktimën e fajdesë përmes rrjetit social “Facebook” duke i kërkuar që të tërhiqet nga deklarata në rastin e fajdesë që kjo prokurori e ka nën hetim.

“I pandehuri i arrestuar, dyshohet se me me datë 06.12.2024 ka kanosur viktimën e fajdesë, përmes rrjetit social “Facebook”, duke i shkruar mesazhe me përmbajtje kërcënuese, duke kërkuar nga i njëjti që të tërhiqet nga deklarata në rastin e fajdesë që kjo prokurori e ka nën hetim. I njëjti ka lidhje të afërta familjare me të dyshuarin, i cili gjendet në paraburgim për veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 sipas KPRK-së.”

I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor do të kërkohet paraburgimi i tij.

“I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtin, prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit. Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.”