Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KQZ reagon pas raportimeve se i dha tender një kompanie që MPJ-ja kërkoi që të futet në listë të zezë

KQZ reagon pas raportimeve se i dha tender një kompanie që MPJ-ja kërkoi që të futet në listë të zezë

Komisioni Qendror Zgjedhor ka dalë me reagim në lidhje me raportimet se i kanë thënë tender që t’i bartë votat e diasporës një kompanie që është kërkuar nga Ministria e Puneve të Jashtme që të futet në listë të zezë për humbje të pasaportave.

Në reagim thuhet se KQZ ka shpallur tender në procedurë të hapur për të kontraktuar operatorin ekonomik, i cili do të kryej shërbimet postare.

Në reagim tutje thuhet se pas anulimit të procedurës së hapur ka përdorur procedurën e negociuar sipas Ligjit për Prokurimin Publik.

Tutje, thuhet se duke marrë për bazë afatin e shkurtër kohor, KQZ ka përdorur procedurën e negociuar sipas Ligjit për Prokurimin Publik dhe procedura është zhvilluar duke zbatuar parimet e transparencës, përkatësisht KQZ ka ftuar të gjithë operatorët ekonomik te licensuar për shërbime postare nga ARKEP, e të cilët nuk rezultojnë se kanë ndalesë, respektivisht nuk është në listën e zezë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, ashtu siç është pretenduar.

Më tej, thuhet se lidhur me këtë aktivitet, KQZ ka pranuar dy oferta nga dy operatorë ekonomik dhe pas vlerësimit, ka rezultuar se vetëm një operator është i përgjegjshme në raport me kërkesat e dosjes së tenderit ashtu sikurse përcaktohet në dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik.

Reagimi i plotë:

Pas lajmeve të publikuara dhe pas interesimit të mediave lidhur me procedurën tenderuese për tërheqjen e pakove me fletëvome dhe dërgimin/kthimin e materialeve zgjedhore për votimin jashtë Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e vlerëson të nevojshme të jap sqarimet e mëposhtme.

Për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen me datën 9 shkurt 2025, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesit jashtë Kosovës që janë regjistruar suksesshëm për të votuar përmes postës, kanë mundësi t’i dërgojnë pakot me fletëvotime në kutitë postare që janë hapur nga KQZ në 22 shtete të botës. Gjithashtu votuesit jashtë Kosovës kanë mundësinë e votimit në 33 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës.

Andaj, për ta realizuar shërbimin e tërheqjes së pakove me fletëvotime si dhe dërgimin e kthimin e materialeve zgjedhore në përfaqësi diplomatike për procesin e votimit, KQZ ka shpallur tender në procedurë të hapur për të kontraktuar operatorin ekonomik, i cili do të kryej shërbimet postare.

Pas anulimit të procedurës së hapur, duke marrë për bazë afatin e shkurtër kohor, KQZ ka përdorur procedurën e negociuar sipas Ligjit për Prokurimin Publik. Procedura është zhvilluar duke zbatuar parimet e transparencës, përkatësisht KQZ ka ftuar të gjithë operatorët ekonomik te licensuar për shërbime postare nga ARKEP, e të cilët nuk rezultojnë se kanë ndalesë, respektivisht nuk është në listën e zezë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, ashtu siç është pretenduar.

Lidhur me këtë aktivitet, KQZ ka pranuar dy oferta nga dy operatorë ekonomik dhe pas vlerësimit, ka rezultuar se vetëm një operator është i përgjegjshme në raport me kërkesat e dosjes së tenderit ashtu sikurse përcaktohet në dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik. Çmimet e ofertuara janë vetëm çmime të peshuara për njësi dhe vlera e realizimit bazohet në nevojat që paraqiten për shërbimet e kërkuara.

Kontrata në fjalë ende nuk është nënshkruar, pasi nga operatori tjetër, pjesëmarrës në procedurë tenderuese, ka kërkesë për shqyrtim të dokumentacionit.