Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lirim Mehmetaj: Qeveria e ka marrë me qira pronën e babait të Veton Elshanit, 1600 euro në muaj

Lirim Mehmetaj: Qeveria e ka marrë me qira pronën e babait të Veton Elshanit, 1600 euro në muaj

Gazetari i njohur, Lirim Mehmetaj ka publikuar një kontratë ku pretendohet se babai i Veton Elshanit, zëdhënës i Policisë për veri, ia ka dhënë me qira një objekt Qeverisë së Kosovë.

Nga ky objekt, babai i Elshanit fiton 20 mijë euro në vit apo 1 mijë e 649 euro në muaj.

Në këtë objekt, Qeveria e ka vendosur Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në Pejë.

”Qeveria merr me qira pronën e babait të zëdhënësit të Policisë për Veri, Veton Elshanit, 1 mijë e 649 euro në muaj – rreth 20 mijë euro në vit”, shkroi Mehmetaj.