Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti: Nuk na nevojitet Amerika që të mbrohemi nga Serbia

Kurti: Nuk na nevojitet Amerika që të mbrohemi nga Serbia

Kryeministri Kurti gjatë tubimeve me qytetarë, krahas sulmeve personale ndaj rivalëve politikë, po ashtu i ka shpalosur edhe qëndrimet e tij në politikën e jashtme. Kështu para pak ditë në një tubim në qytetin e Mitrovicës ai i kishte akzuaur partitë opozitare se e kanë keqpërdorur aleancën me Perëndimin për interesa private si dhe për ta “ambalazhuar hajninë apo tradhtinë e tyre. Ata që dikur ishin në pushtet e keqpërdorën aleancën me perëndimin, prandaj sot janë larguar dhe s’do të kthehen më”. Ndërkohë, me ardhjen e tij një pushtet ky raport është “përdorur për ta forcuar ushtrinë dhe shtetin tonë më tej”.

Ndërkohë, gjatë një tubimi në Gjilan, ai ka ngritur një pretendim tjetër. Sipas tij, tash ne nuk kemi nevojë më për Amerikën që të na mbrojë, sepse jemi në gjendje t’i dalim zot vetës. Ajo mund të na mbrojë nga Rusia, por jo nga Serbia. Ngase ne jemi më të qëndrueshëm se sa ky shtet. Kombi shqiptar është më i lashtë e më i madh. Kështu, Amerika dhe Evropa, janë miqtë, partnerët dhe aleatët tanë, por për t’u mbrojtur nga Serbia tashme e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkim Jashari, ka përfunduar kryeministri Kurti. /TV Arbëria