Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj: Kosova në dritë – mafia energjetike në burg

Haradinaj: Kosova në dritë – mafia energjetike në burg

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj tha se Kosovën do ta shndërrojë në “superfuqi energjetike”.

Ai shkroi në Facebook për “mafian energjetike”.

“Kosova në dritë – mafia energjetike në burg. Kosova sot flen në thëngjill e s’ka energji. Është vendi me ajrin më të ndotur, ku tregtinë e mallit më të kërkuar – energjisë, e bëjnë tuxharët e mafisë energjetike”, shkroi Haradinaj.

“E kemi dhënë fjalën që Kosovën ta shndërrojmë në superfuqi energjetike me kapacitet prej 1500 MW, dhe do ta mbajmë”, shtoi ai.