Analisti politik Afrim Kasolli, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se përkundër rezultatit të zgjedhjeve më 9 shkurt, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të jenë humbëse.
“Përtej rezultatit përfundimtar, megjithatë, dy parti politike do të jenë humbëse konceptuale të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës,” ka shkruar Kasolli.
Sipas Kasollit, VV-ja do të jetë humbëse sepse “nuk ka monopol të përfaqësimit politik,” ndërsa LDK-ja “sepse po ashtu do të përfundojnë iluzionet dhe retorika populiste e liderit të saj, se Kosova dhe LDK-ja janë një.”
Kasolli, për krahasimet që po bëhen mes fjalorit të Lumir Abdixhikut dhe trashëgimisë politike të Ibrahim Rugovës, ka thënë se kushdo që gjen ngjashmëri mes tyre, e bën këtë ose për shkak të mosnjohjes së traditës së Rugovës, ose për interesa politike ditore që synojnë ta përdorin atë për propagandë në shërbim të nevojave momentale.
“Kushdo që sheh ngjashmëri ndërmjet këtij fjalori të Lumir Abdixhikut dhe trashëgimisë së Rugovës, e bën këtë ose sepse nuk e njeh këtë traditë, ose për interesa ditore politike që mund ta tjetërsojnë atë në propagandë politike për nevoja të momentit.” /TV Arbëria
Shkrimi i plotë:
Pertej rezulatit perfundimtar, megjithatë dy parti politike do te jene humbese konceptuale te zgjedhjeve te 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
E para sepse do te deshmohet se nuk ka monopol te perfaqesimit politik dhe e dyta sepse po ashtu do te perendojne iluzionet dhe retorika populiste e liderit te saj, se Kosova dhe LDK jane nje.
Kushdo qe sheh ngjashmeri ndermjet ketij fjalori te Lumir Abdixhikut dhe trashëgimisë se Rugoves, e bene kete ose sepse nuk e njeh kete tradite, ose per interesa ditore politike meton ta tjetersoje ate ne propagandë politike per nevoja te momentit.