Ish-anëtari i LDK-së, Faton Peci, i cili i shkoi pas Vjosa Osmanit pas ndajres së rrugëve me partinë e themeluar nga Rugova e që përfundoi bashkë me Gërvallën si fansa besnik të liderit të VV-së, Albin Kurti, i ka reaguar Isa Mustafës, pasi ky i fundit në një intervistë e ka quajtur kryediplomaten kosovare si fallxhore dhe marionetë të Kurtit e VV-së.
Në një postim në Facebook, Peci e ka quajtur Mustafën marionetë të PDK-së dhe Hashim Thaçit.
Ministri ka eskaluar në fyerje ndaj Mustafës, duke thënë se “përfundoi i lagur e i marruar në shtratin e Hashim Thaçit”.
“Dikur ishte streha e mashtrimit dhe manipulimit duke i shpallë luftë të pakompromisë oponentëve e duke përfunduar në shtratin e Hashimit, i lagur e marruar që përfundoj karrieren politike si struciii i friksuar” – ka shkruar Peci.