Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dyshohet se malli ishte futur nga Serbia, policia ndalon kontrabandën në Ranillugë

Dyshohet se malli ishte futur nga Serbia, policia ndalon kontrabandën në Ranillugë

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë zhvilluar një kontroll në një lokal në Ranillugë.

Sipas njoftimit, njësia e TASK FORC-ës -Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia) gjatë kontrollit ka gjetur mallra si: pije alkoolike të ndershme dhe mallra tjera ushqimore, për mallin pronari nuk kishte dokumente mbi prejardhjen.

Dyshohet se malli ishte futur kontrabandë përmes rrugëve malore nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Mallrat janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës

“Njësia e TASK FORC-ës -Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia), në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, pas pranimit të informatave për mallra të kontrabandë, mē 18.01.2025 ka kontrolluar një lokal në Ranillugë. Gjate kontrollit janë gjetur mallra si: pije alkoolike të ndershme dhe mallra tjera ushqimore, për mallin pronari nuk kishte dokumente mbi prejardhjen. Dyshohet se malli ishte futur kontrabandë përmes rrugëve malore nga Serbia në Republikën e Kosovës. Mallrat janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së.