Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Peci reagon me plot urrejtje ndaj Isa Mustafës, i shfaq lojalitet Gërvallës, me Kurtin thotë se është partner

Peci reagon me plot urrejtje ndaj Isa Mustafës, i shfaq lojalitet Gërvallës, me Kurtin thotë se është partner

Ish-anëtari i LDK-së, Faton Peci, i cili i shkoi pas Vjosa Osmanit pas ndajres së rrugëve me partinë e themeluar nga Rugova e që përfundoi bashkë me Gërvallën si fansa besnik të liderit të VV-së, Albin Kurti, i ka reaguar Isa Mustafës, pasi ky i fundit në një intervistë për Gazetën Express e ka quajtur kryediplomaten kosovare si fallxhore dhe marionetë të Kurtit e VV-së.

Peci me plotë vrer e urrejtje e ka fyer Isa Mustafën, duke e quajtur “marionetë të Hashimit”.

Isa Mustafa të premten ka deklaruar Donika Gërvalla tashmë është vetëm “marionetë” e një partie të majtë ekstreme, referuar Lëvizjes Vetëvendosje të udhëhequr nga Albin Kurti.

Ai tutje kishte shtuar se njerëzit kanë të drejtë të shpresojnë, por jo të mashtrohen dy herë, fillimisht nga Vjosa Osmani e në vazhdimësi nga Donika Gëvralla.

“Kam hezituar të merrem me Donikën, të cilën e kam takuar për herë të parë më 1992, kur ndihmonte në zyrat e LDK-së në Stuttgart, si një vajzë e një veprimtari të vrarë nga serbët në Gjermani. Edhe sot nuk flas me ëndje për te, sepse do të dëshiroja të ishte treguar e zonja në punën e saj, të kishte sjellë së paku një njohje të re për Kosovën ose një anëtarësim në një organizatë ndërkombëtare, të ishte parimore në përcaktimin politik, të mos bëhej marionetë e një partie ekstreme të majtë dhe shërbëtore e Kurtit. Të mos e ofendojë Ibrahim Rugovën, ta lë të qetë në amshim me respektin e njerëzve që e kanë dashur dhe e duan përherë. Njerëzit e LDK-së janë njerëz të besimit dhe shpresës. Të parët kanë qëndruar stoik në mbrojtje të vlerave të partisë, të dytit kanë eksperimentuar me shpresën, duke u mashtruar nga Vjosa dhe shoqja e saj Donika. Njerëzit kanë të drejtë të shpresojnë por jo të mashtrohen dy herë. Dhe atë nga njerëz që janë dëshmuar të pavlerë, e pa parime”, ka thënë Mustafa.